Daçiq: Serbia nuk do të heqë dorë nga ndjekja e Haradinajt

Daçiq: Serbia nuk do të heqë dorë nga ndjekja e Haradinajt

Serbia nuk do të heqë dorë nga ndjekja penale për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, dhe do të vazhdojë të kërkojë ekstradimin e tij nga Franca, ka thënë kryediplomati serb Ivica Daçiq.

Në një intervistë me Tanjug, Daçiq ka thënë se beson që Frnca do t’i përmbahet disa parimeve ndërkombëtare për ekstradimin e Haradinajt.

“Ne mendojmë se BE-ja ka disa parime, dhe këtu bëhet fjalë për një dënim për krime lufte”, ka thënë Daçiq, duke shprehur besimin që Franca do t’i përmbahet vlerave të tilla.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar të këtij viti në Basel të Francës.

Në seancën e parë dëgjimore ndaj tij, Gjykata e Mulhouse në Francë ka vendosur që ta lirojë me kusht Haradinajn, vetëm brenda territorit të Francës. /Insajderi.com