Daçiq: Po punojmë kundër pranimit të Kosovës në UNESCO

Daçiq: Po punojmë kundër pranimit të Kosovës në UNESCO

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se sot në Beograd se shteti serb është duke punuar për mospranimin e Kosovës në UNESCO.

Daçiq, pas një takimi që pati me ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Didier Reynders, deklaroi se nuk mund të tregojë se cilat vende nuk do ta pranojnë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Nuk dua të them se cilat vende më kanë premtuar se nuk do të votojnë për Kosovën, por kjo është temë e çdo bisede”, ka thënë Daçiq për media në Beograd, pas takimit me shefin e diplomacisë belge Didier Reynders.

Para dy vitesh, Shqipëria kishte aplikuar për pranimin e Kosovës në UNESCO, por Kosova nuk ishte pranuar pasi nuk arriti të merrte votat e mjaftueshme. /Insajderi.com