Daçiq: Nuk ka komb kosovar andaj nuk mund të ketë vetëvendosje

Daçiq: Nuk ka komb kosovar andaj nuk mund të ketë vetëvendosje

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara se në rastin e Kosovës s’mund të bëhet fjalë për të drejtën e popullit për Vetëvendosjes, pasi atje nuk jeton një popull kosovar.

Sipas Daçiq, në Kosovë jetojnë shqiptarët, të cilët veç e kanë një shtet shqiptar.

Meqë nuk ka komb kosovar, Daçiq thotë se populli që jeton në Kosovë nuk ka as të drejtë për të kërkuar një shtet të vetin.

“Në rastin e Kosovës s’mund të flasim për të drejtën e vetëvendosjes, pasi në Kosovë nuk ekziston një komb kosovar. Në Kosovë jetojnë shqiptarët të cilët e kanë një shtet”, deklaroi Daçiq, njofton Klan Kosova.

Politikani serb në fjalimin e tij mohoi që Serbia të ketë kryer gjenocid mbi popullin e Kosovës.

Politikani serb foli edhe për dialogun me Kosovën, apo siç shprehet ai, me Prishtinën, për të cilin tha se Serbia nuk është kundër.