Daçiq: Guinea-Bisau tërhoqi sot njohjen e Kosovës

Daçiq: Guinea-Bisau tërhoqi sot njohjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se Guineja-Bisau e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

 

“Kryeministri i Guineja-Bisaut më ka informuar sot për këtë”, ka thënë Daçiq për “Tanjug”.

Daçiq po ashtu ka thënë se ky shtet i ka dërguar vendimin edhe Kosovës, dhe të njëjtin vendim e ka pranuar edhe diplomacia serbe.

“Ministria e Jashtme e Republikës së Guineja-Bisaut i falënderohet ministrisë së Punëve të Jashtme të Servisë (siç shkruan në letër), dhe, në lidhje me letrën e vet që mban datën 10 janar 2011, dëshiron të njoftojë se Qeveria e Republikës së Guineja-Bisaut, pas shqyrtimit të kujdesshëm, ka vendosur që të tërheq njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran”, shkruan në letrën që e kanë publikuar mediat serbe, transmeton Koha.net.

Më tej, në këtë letër shkruan se “Ministria e Jashtme e Republikës së Guineja-Bisaut shfrytëzon këtë mundësi për t’ia ripërtërirë ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës garancitë e konsideratës së saj më të lartë”.