Daçiq: Kosova kërkon që të mos debatohet në OKB, por kjo nuk do të ndodhë

Daçiq: Kosova kërkon që të mos debatohet në OKB, por kjo nuk do të ndodhë

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se të mërkurën më 16 të këtij muaji, do të mbahet seanca e rregullt tremujore e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, megjithqë për anulimin e këtyre mbledhjeve angazhohen fuqitë e mëdha dhe Prishtina.

“Prishtina në mbledhje asnjëherë nuk e ka lënë pa thënë se Kosova duhet të heqet nga rendi i ditës i KS-së së OKB-së dhe se Misioni i OKB-së në Kosovë është i panevojshëm, por kjo nuk do të ndodhë për shkak të miqve tanë, që kanë të drejtë të vetos – Rusisë dhe Kinës”, tha sot Ivica Daçiq, në Beograd, me rastin e shënimit të 14 vjetorit të vrasjes së dy djemve të rinj dhe plagosjes së katër të tjerëve në Gorazhdevc në Kosovë, me ç’rast ka porositur se kërkimi i drejtësisë për viktimat serbe në Kosovë do të jetë ide themelore udhëheqëse e qeverisë së Serbisë edhe në të ardhmen, raporton agjencia Beta.

“Kjo është mbledhje e rregullt, megjithqë fuqitë e mëdha së bashku me Prishtinën konsiderojnë se ato më nuk duhet të mbahen ose bile të mbahen më rrallë, një ose dy herë në vit”, tha Daçiq dhe ka shtuar se “për shkak të interasave tona kombëtare duhet të jemi të kujdesshëm me miqtë tanë Rusinë dhe Kinën dhe nuk guxojmë të tërheqim lëvizje, të cilat do t’i rrënonin raportet tona”.