Daçiq: Kosova ka gjasa për Interpol, por kurrë nuk do të anëtarësohet në UNESCO

Daçiq: Kosova ka gjasa për Interpol, por kurrë nuk do të anëtarësohet në UNESCO

Ministrat e Jashtëm dhe të Brendshëm Ivica Daçiç dhe Nebojsha Stefanoviç do të takohen të premten për të diskutuar pranimin e Kosovës në Interpol, përpara Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit në shtator në Pekin, shkruan Insajderi.

Sipas ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, Kosova i ka mundësit më të mira në Interpol por nuk do të arrijë të anëtarësohet asnjëherë në UNESCO.

“Situata rreth pranimit të Kosovës në Interpol është më e komplikuar se pranimi në UNECO”, ka thënë Daçiq për gazetën serbe Danas.

Daçiq është shprehur i bindur edhe një herë se Kosova nuk i ka votat e mjaftueshme për anëtarësim në UNESCO.

“Është e qartë se Kosova nuk ka më shumë se dy të tretat e votave për pranim në UNESCO. Nesër do të shkoj në Ministrinë e Punëve të Brendshme për të biseduar rreth pranimit të Kosovës në Interpol, meqë kjo është në kompetencë të MPB-së”, ka thënë Daçiq.

“Përveç Kosovës, janë paraqitur edhe Palestina dhe Ishujt e Solomonit. Si të themi votoni për Palestinën por mos votoni për Kosovën”, ka shtuar Daçiq.

Daçiq më tutje tha se përveç Kosovës, edhe Palestina dhe Ishujt Solomon kanë aplikuar, ndërsa për UNESCO, Kosova nuk ka aplikuar ende.

“Kosova tashmë ka aplikuar për anëtarësim në Interpol, ndërsa ende ka kohë për të aplikuar për një votë për pranimin në UNESCO”, tha ai./Insajderi.com