Daçiq falënderon Indonezinë për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës

11.08.2017 15:28
Daçiq falënderon Indonezinë për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiq ka zhvilluar sot një takim me anëtarë të delegacionit nga Parlamenti i Indonezisë, njofton FoNet.

Me këtë rast shefi i diplomacisë serbe i ka falënderuar zyrtarët indonezianë Indonezia për atë që ai e ka quajtur “përkrahje e këtij vendi ndaj sovranitetit e integriteti territorial të Serbisë”.

Indonezia është shteti me më së shumti myslimanë në botë që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.