Daçiq: Duam vazhdimin e dialogut me Prishtinën

Daçiq: Duam vazhdimin e dialogut me Prishtinën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Beogradi do që të vazhdohet dialogun me Prishtinën.

Në një intervistë për televizonin ‘Tv Pink’, ai ka thënë se ndërprerja e dialogut për shkak të Ramush Haradinajt ka qenë i turpshëm.

“Ne duam të vazhdojmë dialogun dhe mendojmë se ndërprerja e tij ishte e turpshme për shkak të Haradinajt”, ka thënë Daçiq.