“Çudia” e Shevchenkos, synon fitore ndaj Kosovës me vetëm një sulmues

“Çudia” e Shevchenkos, synon fitore ndaj Kosovës me vetëm një sulmues

Selektori i kombëtares ukrainase, Andriy Shevchenko, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës që Ukraina do t’i zhvillojë në muajin tetor, ndaj Kosovës dhe Kroacisë.

Por, në listën e publikuar nga Shevchenko ka një veçanti: vetëm një sulmues është ftuar për këto dy ndeshje.

Me këtë fakt janë marrë sot edhe mediat ukrainase, teksa portali “SportArena” thekson faktin se Shevchenko synon fitoret në dy ndeshjet e radhës me vetëm një sulmues, raporton Insajderi.

Sulmuesi i vetëm i ftuar për dy ndeshjet e ardhshme të Ukrainës, është Artem Kravets i Dinamos së Kievit. /Insajderi.com

Portierë Andrey Pyatov (Shakhtar), Maxim Koval (Dynamo), Andrei Lunin (Dawn)
Mbrojtës Yaroslav Rakitsky, Bogdan Butko, Ivan Ordets (all – Shakhtar), Nikolay Matvienko (Vorskla), Evgeni Khacheridi (Dynamo), Eduard Sobol (Slavia, Czech Republic), Alexander Kucher (Kayserispor, Turkey)
Mesfushorë Sergei Sidorchuk, Denis Garmash, Vitaliy Buyalsky, Viktor Tsygankov, Vladimir Shepelev (all – Dynamo), Taras Stepanenko, Viktor Kovalenko (both Shakhtar), Andrei Yarmolenko (Borussia D, Germany), Ruslan Rotan (Slavia, Czech Republic), Eugene Konoplyanka (Schalke, Germany), Ruslan Malinovsky (Genk, Belgium), Alexander Zinchenko (Man City, England)
Sulmues Artem Kravets (Dynamo)