Crvena Zvezda viziton Kosovën [video]

Crvena Zvezda viziton Kosovën [video]

Ekipi i futbollit nga Serbia, Crvena Zvezda edhe këtë verë do ta vizitojë Kosovën.

Ky ekip pritët që me 23 maj në qendrën sportive në Graçanicë të zhvillojë një ndeshje miqësore, transmeton Insajderi.

Sipas asaj që raporton fudbal.hotsport.rs, nga kjo ndeshje miqësore të gjitha fitimet do të shkojnë donacion për spitalin e lindjes në Graçanicë aty ku kushtet janë të vështira.

Kjo do të jetë vizita e tretë e një pas njëshme e këtij ekipi që bënë në Kosovë.

“Në fillim të vitit 2015, ekipi ynë është kënaqur me fansat e tyre në Kosovë dhe gjatë çdo viti delegacionin tonë e kanë pritur në mënyrë fenomenale”, citohet klubi i ‘kuq’ nga Serbia./Insajderi.com