Cristiano Ronaldo, futbollisti më i mirë i vitit

Cristiano Ronaldo, futbollisti më i mirë i vitit

Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2016, nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit – FIFA.

Ronaldo në vitin 2016 shijoi sukses të jashtëzakonshëm duke fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe Kampionatin Evropian me Portugalinë.

Në listën e ngushtë të nominimeve Ronaldo mposhti Antoine Griezmannin e Atletico Madridit dhe Lionel Messin e Barcelonës. /Insajderi.com