Coutinho mungon me Liverpoolin, të enjten bëhet i Barcelonës

Coutinho mungon me Liverpoolin, të enjten bëhet i Barcelonës

Liverpool nuk e kanë përfshirë Philippe Coutinho në listën e lojtarëve për ndeshjen e parë të “play-off”-it të Ligës së Kampionëve, e planifikuar të luhet nesër në fushën e Hoffenheim.

Braziliani, i cili e ka humbur tashmë edhe ndeshjen debutuese kundër Watford në Premier League, zyrtarisht është duke luftuar me disa probleme fizike dhe për këtë arsye nuk është trajnuar me shokët e tij në ditët e fundit.

Por, lajmi i dështimit për t’u thirrur në këto dy sfida është theksi i madh në gazetat spanjolle, në veçanti ato katalanase, ku lojtari është në fokusin e Barcelonës për të zëvendësuar Neymar.

Mësohet se ish-lojtari i Interit ka dërguar edhe në klubin e tij “kërkesën për transferim”, njofton Telesport. Gjithashtu, konsideratat teknike të trajnerit të “Reds”, Jurgen Klopp, lënë të kuptosh për një largim të Coutinho.

Ndërkohë, sipas “Mundo Deportivo”, marrëveshja do të mbyllet dhe Barça do ta shpallë blerjen e Coutinho të enjten, një ditë pas ndeshjes së kthimit finale të Superkupës së Spanjës, kundër Real Madridit./Insajderi.com