Coutinho ia fiton një pikë Liverpoolit në Moskë

Coutinho ia fiton një pikë Liverpoolit në Moskë

Liverpooli ka siguruar një barazim të vështirë në udhëtim te Spartaku i Moskës në Ligën e Kampionëve.

“Të kuqtë” u befasuan në minutën e 23 kur realizoi Fernando, por Philippe Coutinho barazoi rezultatin në minutën e 31.

Me këtë barazim Liverpooli gjendet në pozitën e dytë me dy pikë derisa grupit i prin Sevilla që sonte mposhti Mariborin me rezultat 3 me 0.