Cosa Nostra, droga dhe armët e rrjetit të dyshuar mafioz që “binjakëzoi” Kosovën me Nju Jorkun

Cosa Nostra, droga dhe armët e rrjetit të dyshuar mafioz që “binjakëzoi” Kosovën me Nju Jorkun

Pesë kosovarët që u arrestuan nga DEA akuzohen për shitje të armëve dhe pastrim të parave.

Albert Veliu, Xhevat Gocaj, Agim Rugova, Ekram Sejdija dhe Alban Veliu, janë pesë kosovarët të cilët u arrestuan gjatë ditë së djeshme nga një bashkëpunim i policisë së Kosovës dhe Administratës për Zbatimin e Drogës, DEA.

Ata akuzohen për pastrim të parave dhe shitjen e një arme AK-47, një raketë anti-tank M80 dhe Zolja e pajisur me një raketë 64 milimetërshe.

Albert Veliu, 34 vjeçar, së bashku me shtetasin amerikan, Anthony Noterile, janë dërguar në Gjykatën Federale në Bruklin të Nju Jorkut, nën akuzat që kanë të bëjnë me pastrim të parave dhe trafikim të narkotikëve.

Po ashtu, Veliu është akuzuar edhe për shitjen e një arme AK-47, një raketë anti-tank M80 dhe Zolja e pajisur me një raketë 64 milimetërshe.

Veliu së bashku me një tjetër shtetas amerikën i akuzuar për veprën e njëjtë, Christopher Curanovic, bashkëpunëtor i “La Cosa Nostra”, kanë krijuar një skemë të paligjshme të pastrimit të parave, përmes shitjes së drogës, shkruan Insajderi.

DEA gjatë procesit të hetimit ka gjetur se katër kosovarët tjerë Xhevat Gocaj, Agim Rugova, Ekram Sejdija, Alban Veliu, i kanë ndihmuar Albert Veliut në pastrimin e parave.

Të pandehurit kanë pastruar afërsisht 800,000 dollarë që dyshohet të jenë nga të ardhurat e shitjes së drogës.

“Gjatë rrjedhës së hetimit, të pandehurit pastruan afërsisht 800,000 dollarë nga të ardhurat e shitjes së drogës. Të pandehurit Kukic, Sejdija, Gocaj, Rugova dhe Alban Veliu lehtësuan skemën e pastrimit të parave të mbështetura mbi shkresa mashtruese”, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit.

Veç kësaj, sipas DEA-së, Veliu kishte edhe qasje në shpërndarjen e armëve të zjarrit në Kosovë.

Veliu përdorte lidhjet e tij për të ndërmjetësuar shitjen e më shumë se një duzine AK-47 dhe M80 Zolja Anti-Tank raketë “Launcher” e pajisur me një karrige lëkundëse 64 milimetërshe.

Gjatë një bisede telefonike të regjistruar, Veliu i referohej AK-47 si “atlete”, ku të gjitha këto armë Veliu i kishte shitur në vlerë prej 60.000 mijë euro me para të gatshme, shkruan Gazeta Insajderi.

Në njoftimin e Administratës për Zbatimin e Drogës (DEA) shkruan se “ky hetim ka mbyllur një burim të paligjshëm dhe të dhunshëm të armëve”.

“Siç thuhet, zhvatja, trafikimi i armëve, vjedhja dhe pastrimi i parave ishin disa nga krimet që u zbuluan pas hetimeve për trafikim të drogës me bazë në Nju Jork dhe Kosovë”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e DEA-së.

“Këta individë dyshohet se përdorën grabitje, pastrim parash dhe trafikim të narkotikëve për të ndihmuar kartelet meksikane të drogës”, ka deklaruar një nga agjentët special i ICE-HSI

Albert Veliu, 34 vjeçar, Staten Island të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

Xhevat Gocaj, 50 vjeçar, Mamaroncek, New York,

Agim Rugova, 45 vjeçar, Staten Island, New York,

Ekram Sejdija, 40 vjeçar, Brooklyn, New York, A

Alban Veliu, 32 vjeçar, Staten Island, New York.