Contour Global shpall tender për ndërtimin e termocentralit të ri në Kosovë

Contour Global shpall tender për ndërtimin e termocentralit të ri në Kosovë

Agjencia e lajmeve ndërkombëtare, “Reuters” ka njoftuar se kompania “Contour Global”, ka lansuar tender për ndërtimin e termocentralit të ri prej 500 megavatëve në Kosovë, investim ky i cili pritet të kushtojë 1.2 miliardë euro.

Ky do të jetë një nga investimet më të madh në tre dekadat e fundit në vendin i cili ende ballafaqohet me mungesë të energjisë elektrie. Rreth 90% e energjisë së vendit prodhohet nga dy termocentrale  të cilët janë në gjende të keqe dhe ndër ndotësit më të mëdhenj në Evropë, shkruan Reuters, raporton Insajderi.

Në njoftimin e tyre zyrtar, “Contour Global” ka njoftuar se procesi i përzgjedhjes është bërë në dy faza ndërkombëtare konkurruese, në pajtim me udhëzimet e prokurimit të Bankës Botërore.

“Kosova e Re” do të zëvendësojë njësitë prodhuese të vjetëruara të termocentralit Kosova A, duke ndikuar në zvogëlimin e ndotjes deri në 93%, zvogëlimin e pluhurit për 93% deri sa ato të SOx dhe NOx për 84% respektivisht 93%, me zvogëlimin e lirimit të dioksidit të karbonit për rreth 37%”, thuhet në njoftim.

Ndërtimi i këtij termocentrali kishte marrë një numër kritikash nga pjesëtarë të shoqërisë civile në Kosovë. Pak kohë më parë, Banka Botërore kishte deklaruar se ende është në ‘dilemë’ rreth mbështetjes së termocentralit të ri.

Duke përmirësuar stabilitetin e furnizimit me energji elektrike, termocentrali i ri do t’i jap fund humbjeve prej 300 milionë eurosh në vit të shkaktuara nga furnizimi i paqëndrueshëm me energji që ka mbretëruar në Kosovë në dy dekadat e kaluara. Për këtë edhe energjia elektrike llogaritet si barrierë kryesore e të bërit biznes në Kosovë. /Insajderi.com