Conte i pakënaqur me lojtarët: Nuk jemi skuadër e madhe

Antonio Conte është bërë nervoz nga paraqitja e sotme e skuadrës së tij.

Conte i pakënaqur me lojtarët: Nuk jemi skuadër e madhe

Trajneri italian nuk e ka prit aspak mirë humbjen në derbin e Londrës ndaj Arsenalit, pasi pas kësaj humbje ka thënë se duhet të mendojmë që të punojmë fortë, pasi jemi një skuadër e madhe vetëm në letër.

“Unë mendoj se pas ndeshjes së sonte, ne duhet të mendojmë që duhet të punojmë shumë, sepse tani ne jemi vetëm një ekip i madh në letër”, deklaroi fillimisht Conte, njofton Telegrafi.

“Unë nuk dua të flas për gabimet, kjo nuk është e drejtë për lojtarët. Ne fitojmë si ekip. Ne humbasim si ekip”, përfundoi trajneri italian.

Ndryshe, pas kësaj humbje të thellë në derbi, karrigia e Antonio Contes mund të lëkundet, pasi Roman Abrahamovich nuk duron edhe aq gabime.