Conte: Nuk do qëndroj aq gjatë trajner sa Ferguson e Wenger

Conte: Nuk do qëndroj aq gjatë trajner sa Ferguson e Wenger

Trajneri italian tek klubi anglez Chelsea, Antonio Conte, ka thënë se nuk do të qëndrojë shumë gjatë tek klubi anglez.

“Unë mendoj se do të tërhiqem apo largohem në një moshë më të re”, është shprehur ai.

Ai ka përmendur kolegun e tij Alex Ferguson, i cili është trajner i Manchester United, duke theksuar se e admiron punën e tij, por që nuk mendon se do të ketë aftësinë dhe shansin të qëndrojë aq gjatë te Chelsea siç ka qëndruar ai tek United, shkruan Telesport.

Ndërkohë e njëjta situatë është edhe me trajnerin francez të Arsenalit, Arsene Wenger, që ndodhet te skuadra prej 20 vitesh, ka shtuar ai.

“Po flasim për dy trajnerë të mëdhenj, për dy përbindsha. Për mua janë të dy trajnerë të shkëlqyer, madje Ferguson është modeli im. Kur shoh atë apo edhe Wenger, unë shpresoj t’u ngjaj sadopak. Nuk pres të qëndroj aq gjatë te Chelsea, por 10 vjet ndoshta”, ka përfundur Conte.