Conte jep alarmin: Nuk kam lojtarë

Conte jep alarmin: Nuk kam lojtarë

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, ka qenë i qartë që në fillim: “sezoni i ardhshëm do të jetë më i vështiri. Pse. Arsyet janë të ndryshme. Shpresoj të gabohem, por pres një vit të vështirë. Presioni? Nuk mendoj se është ky problemi. Unë e adhuroj presionin. Puna ime është të përmirësoj skuadrën dhe ta bëjë më të mirë, por në këtë moment kemi mangësi. Nuk kemi lojtarë. Unë mund të bëj sugjerime për merkaton, por në fund vendos klubi”.

Të dielën do të luhet për trofeun e parë. Në “Wembley” do të luhet për Superkupën e Anglisë. Përballë do të jenë Chelsea dhe Arsenal, që sezonin kaluar ka fituar dy nga tre ndeshjet e luajtura kundër kampionëve të Premier League

“Do të luajmë për trofeun e parë të sezonit”, ka vazhduar trajneri italian.

“Do ta nisim sezonin me një ndeshje kundër Arsenal, kundër të cilëve kemi humbur në finalen e Kupës së Anglisë, por do të jetë një ndeshje e ndryshme. Për ne është një sfidë e rëndësishme, sepse hap sezonin dhe duam të fitojmë për ta nisur në mënyrën e duhur. Formazioni? Do të debutojë Morata. Nuk kam lojtarë në sulm”.