Conte: Diego Costa, është kapitull i mbyllur

Conte: Diego Costa, është kapitull i mbyllur

Diego Costa është një kapitull i mbyllur për Antonio Conten. Tekniku i “Bluve të Londrës”  në cdo dalje të tij përpara mediave, nuk i shpëton dot pyetjes në lidhje me cështjen e sulmuesit Costa.

Italianit i është  kërkuar të bëjë në koment  në lidhje me akuzat e fundit  të  lëshuara nga ana e 28-vjecaritt, i cili akuzon kampionët e anglisë se po e trajtojne atë si një kriminel dhe po e mbajnë të burgosur.

“Të gjithë ata që janë pjesë e Chelsea e dinë shumë mirë se cfarë ndodhi sezonin e kaluar. Nuk kam aspak ndërmend të flasë për këtë temë, pasi sipas meje është një ceshtje që i përket së shkuarës. Fokusi im në këto momente është ecuaria pozitive në kampionat.”

Më pas numri një i stolit të Chelsea foli për merkaton dhe për takimin e fundjavës ndaj Tottenham. Conte deklaroi se përball ekipi do të ketë një kundërshtarë të fortë dhe se vëmëndja duhet të jetë maksimale nga ana e të gjithë futbollistëve, nëse nuk duam që ta nisim kampionatin me humbje, shkruan supersport.

“Nuk e di nëse do të realizojmë të tjera transferime, momentalisht jam i fokusuar në përmisim e lojës së  skuadrës. Përsa i përket sfidës ndaj Tottenham, jam koshient në lidhje më gjëndjen  e ekipit. Disa prej futbollistëve nuk janë në gjëndjen e tyre më të mirë. Duhet të japim maksimumin nëse duam të rrëmbejmë një rezultat pozitiv përballë një kundershtari të vështirë.”