Presidenti i Kampionatit Final Luftarak (UFC), Dana White, ka konfirmuar që Conor McGregor është pajtuar me kushtet e një super-luftë me rregulla të boksit me Floyd Mayweather.
“Conor dhe unë kemi pranuar një marrëveshje”, ka thënë White, shkruan Business Insider.
Megjithëse “një grup avokatësh” po kërkojnë pajtimin nga ana e McGregor, White do t’i prezantojë këtë javë kushtet këshilltarit të Mayweather, Al Haymon dhe drejtorit të promovimit të Mayweather-it, Leonard Ellerbe.
Detajet për këtë diskutim me McGregor nuk janë bërë ende publike, por ato nuk do ndryshohen shumë nga pagesa 75 milion dollarësh që White ka përmendur muajin e kaluar.
Nëse kjo është e vërtetë, ka gjasë që ish-kampioni i kategorisë së pestë të peshave, Mayweather do ti ofrohet një pagesë më e lartë prej 100 milionë dollarësh.
Kjo do të jetë në një linjë me 100 milionë dollarët që Mayweather kishte marrë për fitoren ndaj Manny Pacquiao në vitin 2015 (edhe pse ai kishte marrë një total prej 200 milion dollarësh pasi ishin finalizuar të ardhurat nga pagesat për shikim).
“Ose do të ndodhë këtë vit ose nuk do të ndodhë fare”, ka shtuar Whitem, duke përsëritur retorikën “tani ose kurrë” të përdorur nga transmetuesi “Showtime” më herët këtë muaj.