“Condoleezza Rice bëhet pjesë e dialogut Kosovë-Serbi”

23.11.2017 15:23
“Condoleezza Rice bëhet pjesë e dialogut Kosovë-Serbi”

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice mund të jetë përfaqësuesja e Shtëpisë së Bardhë nëse i lejohet Uashingtonit të bëhet pjesë e dialogut midis Beogradit e Prishtinës, në Bruksel. Ky është “zbulimi” i mediumit rus Sputnjik, sipas të cilit SHBA nuk synon vetëm përfshirjen në këtë dialog, por edhe të emërojë një dërguar special për Ballkanin, transmeton Koha.net.

“Qëllimi është qartë, kontrolli i Rusisë përmes dorës së fortë amerikane në Kosovë dhe në Bosnje, pra pas shpinës së Serbisë. Bëhet fjalë për një lloj monitorimi amerikan”, citojnë mediat e Beogradit Sputnjikun rus. “Ata nuk do të ndërhynin direkt në negociatat midis Beogradit e Prishtinës, por çdo gjë do t’ia linin Brukselit, i cili ka çfarë t’i ofrojë njërës dhe palës tjetër deri në fund të procesit, Beogradit anëtarësimin në BE, kurse Prishtinës kandidimin për anëtarësim”, shkruan Sputnjik, transmeton Koha.net.

Mediat e Beogradit citojnë shkrimet në mediat ruse, sipas të cilave gjatë vitit të fundit rreth njëqind senatorë e kongresistë amerikanë kanë vizituar Ballkanin, që janë dyfish më shumë se në fillim të viteve të ’90-ta të shekullit të kaluar.

Rheksohet se dërgimi i Condoleezza Rice në Ballkan të mbështetej si nga demokratët ashtu edhe republikanët në SHBA, ndërsa vlerësohet si njohëse e mirë e Rusisë.

Përmendet edhe deklarata e analistit amerikan Daniel Server sipas të cilit Daniel Trump duhet sa më parë të reagojë në Ballkan.