Çollaku: Do t`i kalojmë sfidat që pengojnë integrimin në BE

02.09.2016 11:38
Çollaku:  Do t`i kalojmë sfidat që pengojnë integrimin në BE

Bekim Çollaku ministër i Integrimeve Evropian ka thënë se pret që gjatë këtij viti Kosova të integrohet në bashkimin Evriopian,  pavarësisht sfidave të fundit me të cilat është përballur.

Ai këto komente i bëri në takimin e parë me shefen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Nataliya Apostolova.

Çollaku përmes Facebook ka njoftuar se Apostolova, i ka shprehur përkushtimin e institucioneve për të vazhduar bashkëpunimin me Zyrën e BE-së në drejtim të avancimit të agjendës evropiane për Kosovën.

“Agjenda evropiane është një vizion afatgjatë dhe nuk duhet lejuar që sfidat që shfaqen herë pas here të jenë dekurajuese. Ne do të tejkalojmë këto sfida sepse e ardhmja e vendit tonë është në Bashkim Evropian sepse ky është vizioni i të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, shkruan Çollaku. /Insajderi.com