‘Coca-Cola HBC Kosova’ dhe Kolegji ‘RIINVEST’ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

‘Coca-Cola HBC Kosova’ dhe Kolegji ‘RIINVEST’ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Korportata “Coca-Cola HBC Kosova” dhe Kolegji “RIINVEST”, sot nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për të kombinuar kështu akademinë dhe industrinë.

Konkretisht ky memorandum ka për qëllim të përcaktojë shtrirjen e bashkëpunimit mes të dyja palëve për realizimin e interesave të përbashkëta në fushën e kërkimeve shkencore, këshilla të punës praktike dhe partneritetit në projekte të përbashkëta.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të jetë me interes për të dyja palët ngase stafi akademik i Kolegjit Riinvest do të jenë të angazhuar, si specialist të jashtëm të cilët mund të ofrojnë shërbime konsulence nga fushat përkatëse të lidhura me aktivitetet e Coca-Cola HBC. Ndërkaq në anën tjetër do të jetë shumë e mirëseardhur edhe për kolegjin RIINVEST e veçanërisht për studentët tonë kur kemi parasysh që çdo herë studentët kanë nevojë për këshilla praktike që të jenë sa më të kompletuar për tregun e punës në Kosovë”, tha drejtoresha ekzekutive e RIINVEST, Diana Lekaj, transmeton “Zeri.info”.

Në anën tjetër përfaqësuesi i Korporatës Coca-Cola HBC Kosova, z. Kreshnik Sinani, theksoi se “Nënshkrimi i memorandumit të sotshëm me Kolegjin RIINVEST, edhe njëherë konfirmon se kemi vizion të qartë për zhvillimin e korporatës në çdo aspekt. Më konkretisht stafi akademik është pika në të cilën jemi duke investuar dhe për këtë po besojmë që një shtytje drejt  zhvillimit do ta arrijmë përmes bashkëpunimit me RIINVEST. Pra studentët e këtij Kolegji jo vetëm që mund të marrin këshilla për punën dhe industrinë nga ne, por ata mund të jenë kandidat potencial për t’ju bashkëngjit ekipes tonë të Coca-Cola HBC Kosova”.

Të dyja palët mbesin me shpresë që zbatimi i kësaj marrëveshje do të jetë frytdhënëse dhe se rezultatet e saj do të preken shumë shpejt.

Artikull i sponzoruar