Coca Cola do që ta bëjë botën të lumtur

Coca Cola do që ta bëjë botën të lumtur

Jo vetëm me shijen unike që ka, por edhe me kreativitetin nëpër reklama, Coca Cola është shumë e famshme, ndërsa tash ata kanë filluar me një kampanjë të re globale

Me këtë zgjidhje kreative Coca Cola kthen prodhimin në fokus, duke ua përkujtuar të gjithë konsumuesve të saj shijen e saj unike, shkruan Blic, raporton Insjaderi.com.

https://www.youtube.com/watch?v=hlMFkdrnscM

Po ashtu me kampanjën e re, kompania edhe një herë synon që të theksojë angazhimin e saj për t’ua mundësuar konsumuesve të saj një hapësirë që të bëjnë zgjedhje të produkteve të tyre, duke rritur kështu llojllojshmërinë e pijeve.

“Kampanja ‘Taste the Feeling’ porosit që kënaqësia e pijes së cilit do produkt të Coca Colas paraqet thjeshtë kënaqësinë e cila mund t’i bëjë momentet e thjeshta shumë të veçanta dhe të rëndësishme”, thotë Markos De Kinto, drejtori gjeneral i marketingut në kompaninë Coca Cola.

https://www.youtube.com/watch?v=0oYlOBun8UI

Më tutje ai rrëfen se kompania numër një në botë me pijet që ofron ua mundëson njerëzve të bëjnë zgjidhje për pijen që atyre u përshtatet më së shumti, raporton lajmi.net

Së bashku me kampanjën e re, kompania ka sjellë edhe 6 reklama të reja, në të cilën kanë punuar kompanitë më kreative dhe më të famshme botërore./Insajderi

https://www.youtube.com/watch?v=_xp2T_TooF0