CNN: Trump nuk i beson bashkëpunëtorëve më të afërt

CNN: Trump nuk i beson bashkëpunëtorëve më të afërt

Presidenti amerikan Donald Trump ka insistuar që takimi me kryetarin rus Vladimir Putin në Helsinki të bëhet në formatin “një me një”, në mënyrë që të shmanget rrjedhja e informatave, dhe që të krijojë mendim personal mbi Putinin si dhe të ndërtojë marrëdhënie personale me të, transmeton CNN duke u thirrur në një zyrtar anonim.

Gjithashtu nuk ka dashur që bashkëpunëtorët, të cilët kanë qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë, të përzihen në bisedë dhe ta ndryshojnë rrjedhën e saj.

“Trump paraprakisht ka shprehur brengosje për shkak të rrjedhjes së informatave nga takimet me liderët e huaj për çka i ka thënë bashkëpunëtorëve se nuk dëshiron që informatat e ndjeshme nga takimi me Putinin të dalin në shesh”, ka thënë burimi për CNN.

Siç pretendohet, edhe një nga arsyet pse nuk ka dashur askënd në takim ishte se ai ka dashur t’i afrohet Putinit dhe të krijojë marrëdhënie “të afërt”./Insajderi.com.