OSCARS në Sallën e Kuqe...

28.02.2016 23:46

Çmimi në kategorinë ku garon filmi “Shok” ndahet pas orës 03:30

28.02.2016 22:04
Çmimi në kategorinë ku garon filmi “Shok” ndahet pas orës 03:30

Ceremonia e ndarjes së çmimeve OSCAR fillon sonte pas mesnatës ku për 90 minuta yjet e filmit, të ftuarit në këtë ngjarje parakalojnë në qilimin e kuq në hyrje të teatrin Dolby në Hollyëood, California.

Rreth orës 02:30 fillon edhe ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve ne 24 kategori të ndryshme.

Ceremonia e 88-të këtë vit moderohet nga komediani Chris Rock i cili për herë të fundit e kishte moderuar këtë ceremoni në vitin 2005.

Çmimet e para që do të ndahen janë ato për efektet vizuale, editimit, kostumet, grimin dhe floket, dizajnimin e produksionit, kamerën, muzikën dhe efektet e tjera në film.

Sipas përvojës nga ceremonitë e viteve të kaluara ndarja e këtyre çmimeve merr një orë kohë.

Pas kësaj vijnë kategoria e dytë e çmimeve ajo për “filmin më të mirë të animuar” dhe pas tij ndahet çmimi për “filmin më të mirë të shkurtër”, ku kandidon edhe filmi i Jamie Donoughue “Shok”.

Ky film që tregon historinë e dy fëmijëve kosovar gjatë luftës në Kosovë, (Andi Bajgora dhe Lum Veseli) është bashkëprodhim mes Kosovës dhe Britanisë.

Ky film është në konkurrencë për OSCAR në kategorinë e filmave të shkurtër së bashku me filmin e Eric Dupont dhe Basil Khailil “Ave Maria” që sipas mediave ndërkombëtare është edhe konkurrenti më i fortë i favoritit të sivjetmë, që është filmi “Shok”.

Të tjerë filma të nominuar janë edhe “Day One” me regji të Henry Hughes, “Everything Ëill Be Okay”, nga Patrick Vollrath dhe “Stutterer” nga Benjamin Cleary dhe Serena Armitage.

Megjithatë përtej interesit të audiencës shqipare sivjet gara në OSCAR është më e fortë natyrisht në kategoritë e tjera sikurse ajo për filmin më të mirë, aktorin më të mirë të cilin sivjet mund ta fitojë më në fund Leonardo Dicaprio e deri ato për aktoren apo regjinë më të mirë.

Garë interesante është edhe ajo e filmave në gjuhë të huaj, ku Kosova aplikoj me filmin “Babai” të Visar Morinës por nuk arriti të hyjë as në listën e ngushtë.