Çmimi i shitjes së Kapelës së Napoleon Bonapartës

Çmimi i shitjes së Kapelës së Napoleon Bonapartës

Një kapele e cila thuhet se e ka mbajtur Napoleon Bonaparte në betejën e Waterloo është shitur për më shumë se 400.000 dollarë në një ankand në Lyon, Francë.

Shtëpia e ankandit De Baecque tha për CNN se blerësi është një koleksionist evropian i apasionuar për Perandorinë e Parë Franceze.

Kapelja e cila u shit 203 vite pasi perandori francez pësoi disfatë në betejën e famshme, besohet të jetë një nga 120 kapelet ushtarake që mbajti në kokë Napoleoni.

Historianët kanë identifikuar vetëm 19 kapele, shumica prej të cilave tani janë në muze.