Çmendet Milan, 85 mln euro për sulmuesin e Premier Ligës

Dëmtimi i sulmuesit të kombëtares angleze Harry Kane mund të sjellë surpriza në lidhje me të ardhmen e tij.

Çmendet Milan, 85 mln euro për sulmuesin e Premier Ligës

Skuadra e Tottenham ende nuk ka një datë të saktë për rikthimin e tij, ndërkohë që pritet që Kane të mungojë 2-3 muaj nga fushat e blerta, raporton Telesport.al.

Ky dëmtim mund të sjellë edhe largimin e tij, madje që në janar, duke parë se skuadrat e interesuara për të nuk mungojnë. Dhe në krye të listës është Milan, që me ardhjen e investitorëve kinezë është gati të paguajë 85 milionë euro (74 milionë stërlina).

Skuadra e Tottenham është mësuar me shitje apo largime të tilla lojtarësh “big”, siç ka ndodhur edhe me parë me Bareth Bale apo Luka Modric, ndaj tifozët e Spurs kanë frikë se mos e njëjta gjë ndodh edhe me sulmuesin 23-vjeçar, idhullin e ri.

Të interesuara për Harry Kane janë edhe Chelsea e Manchester United, por edhe Tottenham mund ndryshojë kurs dhe t’i rinovojë kontratën. Mësohet se Spurs janë gati t’i ofrojnë 138 mijë euro në javë sulmuesit Kane, për t’ia rinovuar kontratën deri në vitin 2021.