Clooney realizon ëndrrën e 87-vjeçares

22.03.2017 20:29
Clooney realizon ëndrrën e 87-vjeçares

Ai pritet të bëhet baba në fund të këtij viti, por George Clooney ka vendosur të shkëputet paksa nga detyrat e një prindi të ardhshëm për t’i bërë surprizë një fanses së tij, duke e vizituar atë në azilin ku ajo jeton.

Aktori 55-vjeçar ka realizuar ëndrrën e një prej banoreve më të mëdha në moshë, kur ai ka shkuar për t’i uruar asaj ditëlindjen e 87-të, pasi është kontaktuar nga stafi i azilit për të realizuar këtë dëshirë.

Pas shumë letrash të marrë nga stafi, aktori hollivudian, i cili jeton pranë azilit, ka shkuar për të përshëndetur Pat Adams, duke i dërguar një tufë me lule dhe një kartolinë.