Clinton thotë se ndjehet më mirë

Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillay Clinton, pas diagnostifikimit me sëmundjen e pneumonisë, tha se është duke u ndjerë më mirë.

Clinton thotë se ndjehet më mirë

Në një intervistë dhënë për CNN të hënën vonë, Clinton ka thënë se është duke u ndjerë shumë më mirë.

“Mu morën mendtë dhe e kam humbur drejtpeshimin për një minutë por pasi hyra në furgon dhe u freskova, konsumova ujë, menjëherë u ndjeva më mirë”, ka thënë Clinton.

Kandidatja demokrate u diagnostikua të premten dhe u këshillua për të pushuar dhe për këtë vendosi ta shtyjë edhe fushatën.

Gjatë ceremonisë përkujtimore për sulmet e 11 Shtatorit, ajo ka pasur marramendje dhe ka humbur drejtpeshimin./Insajderi.com