Clinton nuk dorëzohet: Ta bëjmë Amerikën vend më të mirë

Clinton nuk dorëzohet: Ta bëjmë Amerikën vend më të mirë

Hillary Clinton ka pranuar rezultatin në zgjedhjet presidenciale por megjithë humbjen nga Donald Trump, ajo është zotuar se do të vazhdojë të punojë për një Amerikë edhe më të mirë.

“Përgjegjësia jonë si qytetarë është që të vazhdojmë të bëjmë pjesën tonë për bërë Amerikën më të fortë dhe më të mirë.  Dhe unë e di që ju do të bëni këtë,” ka shkruar ajo në rrjetin social Tëitter.

Donald Trump, kandidat i Partisë Republikane, arriti që të sigurojë 276 vota të kolegjit zgjedhor, që janë të mjaftueshme për t’u bërë presidenti i 45-të i Amerikës.  Në anën tjetër, Clinton arriti të sigurojë 218 vota të kolegjit.

Clinton ka telefonuar kundërshtarin e tij politik pas daljes së rezultateve dhe e ka uruar për fitoren./Insajderi.com