Clinton apo Hilton?- Gafa e kryeministrit malazez që futi në siklet krahun e djathtë të Trumpit

02.08.2017 21:51
Clinton apo Hilton?- Gafa e kryeministrit malazez që futi në siklet krahun e djathtë të Trumpit

Përderisa ishte duke njoftuar diskutimet rreth temave ekonomike gjatë Samitit të Kartës së Adriatikut në Podgoricë, të mërkurën, Markoviç tha se kjo ngjarje u mbajt “në hotelin Clinton” – por realisht  ishte në hotelin Hilton, ku edhe Pence e ka qëndrimin.

“Unë pres një këmbim të hapur dhe konkret të mendimeve nga udhëheqësit e SHBA-ve të Kartës së Adriatikut, gjatë samitit të më vonshëm të asaj dite, në hotelin K … në hotelin Klinton,” tha Markoviç.

Nuk është e qartë nëse Markoviç ishte hutuar apo vetëm ka lexuar një gabim drejtshkrimor, njofton B92.

Ky gabim nuk është dashur të ndodhë nga kryeministri i Malit të Zi pasi që Hoteli Clinton, të cilin gabimisht Markoviç e përmendi, është i kundër kandidates kryesore të Trump, Hillary Clinton.

Kjo duhet ta ketë bërë situatën shumë të palakmueshme për zëvendës presidentin e SHBA-ve, Mike Pence, i cili ishte prezent në takim./Insajderi.com