Clinton, 5 për qind para Trumpit, dy javë para zgjedhjeve

Clinton, 5 për qind para Trumpit, dy javë para zgjedhjeve

Hillary Clinton gëzon një epërsi prej 5 për qind karshi Donald Trumpit, teksa fushata presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po hyn në dy javët e fundit.

Kandidatja demokrate për presidente mbështetet nga gati 50 për qind e amerikanëve, sipas një ankete të re nga CNN dhe ORC.

Clinton mbështetet nga 49 për qind e votuesve të mundshëm, ndërsa Trump nga 44 për qind. Tre për qind mbështesin libertarianin Gary Johnson, ndërsa 2 për qind kandidaten e Partisë së Gjelbër, Jill Stein.

Teksa të tri debatet televizive presidenciale kanë përfunduar, kandidatët duket të kenë konsoliduar mbështetjen në mesin e përkrahësve të tyre kryesorë.

Clinton ka zgjeruar epërsinë e saj ndaj Trumpit në mesin e votuesve të rinj dhe atyre jo të bardhë, përderisa Trump ka rritur përqindjen e mbështetjes në mesin e të bardhëve pa diploma universitare, të cilët përbëjnë shumicën e mbështetësve të tij.