City paguan Joe Hartin që të largohet

Manchester City dëshiron ta largojë Joe Hartin dhe i ka bërë një ofertë për ndërprerjen e kontratës.

City paguan Joe Hartin që të largohet

Portieri anglez është huazuar te Torino, pasi Pep Guardiola nuk e kishte në planet e tij. Përkundër huazimit në Serie A, klubi anglez duhet ta paguajë pjesën më të madhe të pagës së Hart.

Prandaj, sipas The Sun, City është duke u përgatitur ta shesë portierin për një shumë më të ulët.

Po ashtu, ata do t’i ofrojnë anglezit nëntë milionë funte që ta ndërpresë kontratën e tij trevjeçare. /Insajderi.com