City me ofertë milionëshe për Messin (Foto)

City me ofertë milionëshe për Messin (Foto)

Manchester City është i gatshëm ta paguaj klauzolën e Lionel Messit, e cila është 300 milionë euro

Pas Neymarit, i cili u transferua në PSG për 222 milionë euro, Barcelona rrezikon ta hymbë edhe ikonën e klubit, Lionel Messin.

Sipas Yahoo Sports France, Manchester City po synon që ta transferoj argjentinasin në Etihad gjatë kësaj vere, përcjell Express.

Thuhet se Manchester City është i gatshëm ta paguaj klauzolën e Lionel Messit, e cila është 300 milionë euro

Messi së fundit ka vazhduar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2021, dhe vështirë se do të largohet nga Camp Nou. Megjithatë mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në ditët në vazhdim.