City fiton super ndeshjen kundër Napolit

City fiton super ndeshjen kundër Napolit

Manchester City ka shënuar fitore të vështirë prej 2:4 ndaj Napolit në udhëtim, për të siguruar fazën tjetër të Ligës së Kampionëve

Skuadra e Pep Guardiolas ka siguruar kualifikimin në fazën direkte të Ligës së Kampionëve, pas fitores 2:4 ndaj Napolit në udhëtim.

Golat për Cityn i shënuan Otamendi, Stones, Aguero dhe Sterling, ndërsa për Napolin shënuan Insigne dhe Jorginho.

Pas kësaj fitoreje City ruan vendin e parë me 12 pikë nga katër ndeshje, ndërsa Napoli mbetet në vendin e tretë më tre pikë.