Cili reper i famshëm po e shoqëron Era Istrefin në Moskë?

Cili reper i famshëm po e shoqëron Era Istrefin në Moskë?

Këngëtarja Era Istrefi pati një paraqitje të suksesshme në ceremoninë përmbyllëse të kampionatit Botëror.

Performanca e saj me Wil Smith dhe Nicky Jam u pëlqye dhe u komplimentua shumë, teksa u pa si një sukses i rrallë i një artisteje kosovare.

Teksa ka mbaruar me sukses qëllimin edhe për të cilin ishte nisur, Era tani më po shijon disa ditë të mira pushimi, pas një lodhjeje të kapluar nga provat për paraqitjen e saj në finalen e Botërorit.

Përmes rrjeteve sociale, Istrefi ka treguar se po vazhdon të qëndrojë ende në Moskë, ku po shijon vizitën dhe shëtitjet në kryeqytetin rus.

Mirëpo, ajo atje nuk ndodhet vetëm, pasi atë po e shoqëron reperi me famë ndërkombëtare, French Montana.

Në një video të hedhur në InstaStory, Era shfaqet duke e pyetur Montanan se çfarë do të bëjnë ata në vazhdim, teksa e pyet nëse e di çfarë është sheshi i kuq në Moskë, që sapo e kishin vizituar.

Era Istrefi dhe French Montana

Posted by N’Rm I on Monday, 16 July 2018

“Ne sapo vizituam Sheshin e Kuq. Çfarë është Sheshi i Kuq, apo nuk e di?” – e pyet Era, French Montanën në videon ku shfaqen duke ecur të përqafuar në rrugët e Moskës.

Ndërkohë që më vonë, nuk ka munguar edhe një fotografi e hedhur nga vet Era, teksa shfaqet nën shoqërinë e reperit të famshëm, ku thotë se të jesh turiste me Fenchin është për të qeshur.