Cili është qumështi më i mirë në vendin tonë?

Cili është qumështi më i mirë në vendin tonë?

Nëse e nisni dhe e mbyllni ditën tuaj me një gotë qumësht, do të thotë se ju po i bëni nder trupit dhe mendjes tuaj.

Studime shkencore të bëra deri më tani tregojnë se pirja e qumështit ka shumë efekte pozitive për trupin e njeriut. Posedimi i vitaminës B që prodhon energji, proteinave të kualitetit të lartë për muskuj, vitaminës A për një sistem të mirë imunitar dhe pesë lëndë ushqyese për kocka, përfshirë kalciumin dhe vitaminë D, e bëjnë këtë produkt të domosdoshëm për konsum të rregullt.

Por edhe zgjedhja e qumështit të duhur nuk është gjithmonë zgjedhje e lehtë duke konsideruar numrin e madh të brendeve të cilat i gjejmë sot në tregun tonë.

Brendet ndërkombëtare e me histori shumëvjeçare, të cilat e kanë dëshmuar veten ndër vite janë më të besueshmet kur vjen puna te zgjedhja e qumështit të duhur për shtëpinë tuaj.

Tani, në gjitha rrjetet e marketeve në vendin tonë, e gjeni qumështin nga brendi danez Arla, me origjinë gjermane dhe cilësi të garantuar. Ky qumësht ka shije natyrale dhe njihet si një ndër brendet lidere në botë, për arsye se ai vjen ekskluzivisht nga lopët që kullosin në  kullota gjatë muajve të verës për të paktën 120 ditë në vit.

Qumështin Arla mund ta gjeni me përmbajtje të yndyrës 3.5% dhe1.5% në të gjitha rrjetet e marketeve.