Cili është Pedro Sanchez, kryeministri i ri i Spanjës

01.06.2018 15:40

Pedro Sanchez, lideri i Partisë Socialiste të Punëtorëve të Spanjës, të premten e bëri historinë duke u bërë politikani i parë i vendit i cili u bë kryeministër duke përdorur mocionin e mosbesimit.

Cili është Pedro Sanchez, kryeministri i ri i Spanjës

“Jepni dorëheqje, dhe gjithçka do të përfundojë”, i tha Sanchez më herët kryeministrit Mariano Rajoy. “Koha juaj ka kaluar.”

Rajoy nuk dha dorëheqje dhe u rrëzua në votim për mosbesim me 180  vota “për”, katër më shumë se 176 vota të nevojshme si shumicë absolute.

Kush është Sanchez, politikani që arriti ta rrëzojë rivalin e tij?

Sfondi politik dhe i punës

Sanchez, është një ish-profesor 46-vjeçar i ekonomisë, i cili iu bashkua në vitin 1993 Partisë së Punëtorëve Socialistë Spanjollë, ose PPSS.

Ai është pro-evropian dhe më herët ka punuar në parlamentin evropian.

Në vitin 1999, ai ishte shefi i shtabit të përfaqësuesit të lartë të OKB-së në Bosnje në kulmin e Luftës së Kosovës.

Ndër postet e tjera, ai më vonë ka punuar si këshilltar ekonomik në komitetin ekzekutiv federativ të PPSS dhe si këshilltar i qytetit të Madridit për pesë vjet.

Pasi shërbeu si deputet gjatë viteve 2009 dhe 2011, ai humbi pozitën e tij, dhe u kthye në akademi.

Gjysma e komitetit ekzekutiv të PPSS nisi një grusht shteti kundër Sanchezit që solli deri te dorëheqja  e tij në tetor të vitit 2016. Ai tha: “Nuk do të veproj kundër partisë sime apo kundër premtimeve të mia elektorale”.

Megjithatë, shtatë muaj më vonë, ai përsëri u vendos si udhëheqës i PPSS pasi e mundi rivalen e tij kryesore Susana Diaz.

Tifoz sportiv dhe gjuhëtar

Sanchez është lojtar dhe tifoz i basketbollit dhe flet anglisht dhe frëngjisht, të cilat gjuhë ai tha se mësoi gjatë kohës së tij jashtë vendit.

Është i martuar dhe ka dy vajza.

Arsimimi

Kryeministri i ri i Spanjës ka diplomë akademike, së pari i ka studiuar shkencat ekonomike dhe të biznesit në Universitetin Complutense në Madrid, më pas morri edhe  tri diploma master, një nga të cilat ishte nga Universiteti i Lirë i Brukselit.

Çfarë mendon për Kataloninë?

Në tetor të vitit 2017, Sanchez, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të Euronews, James Franey, tregoi se çfarë do të kishte bërë për të zgjidhur krizën katalanase sikur të ishte kryeministër.

Pas insistimit se çfarë koncesionesh të veçanta do t’i jepte Katalonjës, ai tha se qeveria autonome duhet të forcohet, ndërkohë që gjëra të tjera “që prekin ndjeshmërinë e katalanasve, siç është gjuha, kultura (dhe) arsimi” duhet të respektohen nga qeveria qendrore.

Kur u pyet nëse aspiratat e tij do ta përfitonin nga kriza për t’u bërë kryeministri i ardhshëm i Spanjës, Sánchez këmbënguli që PPSS “nuk i llogaritë votat” dhe kishte “vetëm një qëllim, që të hap një dialog dhe të përpiqet të arrin një zgjidhje politike”.

Ai gjithashtu tha se një deklaratë e njëanshme e pavarësisë nga Katalonia është kundër sundimit të ligjit.

Ai ka premtuar se të fillojë bisedimet me katalanasit, por tha se nuk do t’iu lejojë referendum për pavarësinë.

Sa kohë do të zgjasë periudha i tij?

Sanchez la të kuptohet të enjten se do të përpiqet të qeverisë deri në fund të mandatit të planifikuar parlamentar që është deri në mes të 2020.

Mirëpo, është e paqartë se sa kohë do të zgjasë administrata e tij me vetëm 84 deputetë socialistë në asamblenë legjislative prej 350 anëtarësh./Insajderi.com.