Cili deputet e hodhi gazin lotsjellës herën e dytë

Cili deputet e hodhi gazin lotsjellës herën e dytë

Kuvendi i Kosovës sërish nuk arriti ta vazhdojë seancën për Demarkacionin pas ndërprerjen e parë. Sërish deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e hodhën gazin lotsjellës.

Kësaj herë gazin lotsjellës e hodhi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba.

Megjithatë, kreu i Kuvendit Kadri Veseli e hodhi në votim Demarkacionin, por gazi lotsjellës e pamundësojë këtë.

Veseli kërkoi pauzë pasi kishte reagime nga disa deputetë se nuk po arrijnë të votojnë./Insajderi.com