Cilët njerëz rrezikohen më shumë nga pickimi i mushkonjave

Cilët njerëz rrezikohen më shumë nga pickimi i mushkonjave

Mushkonjat janë të bezdisshme. Por veçanërisht të bezdisshme janë për disa njerëz të caktuar për shkak se ato nuk i kanë objektiv të gjithë njerëzit në mënyrë të barabartë.

Mushkonjat preferojnë shijet e caktuara, ose të paktën janë të tërhequra nga sinjale të caktuara.

Nëse ju jeni gjithmonë ata që përfundoni me dhjetëra kafshime në krahët dhe këmbët tuaja, atëherë ju jeni veçanërisht tërheqës ndaj këtyre insekteve të vogla, dhe këto më poshtë janë disa nga arsyet.

  1. Dioksid karboni

Mushkonjat i gjejnë kafshët dhe njerëzit duke kërkuar dyoksid karboni. Prandaj, sa më shumë që merrni frymë, aq më fortë ju shkon sinjali.

Shumë insekte gjithashtu mund të dallojnë nxehtësinë, e cila i ndihmon ato të gjejnë në ushqimin e tyre. Nëse je një person më i madh, natyrisht do të jesh objektiv kryesor, pasi që thith frymë shumë si sasi dhe nxjerr më shumë nxehtësi sesa një person më i vogël.

Megjithatë ju mund të vishni ngjyra verore, pasi që disa studime sugjerojnë se ngjyrat e errëta kanë tendencë për të tërhequr insekte, raporton Urbo.

  1. Lloji i gjakut

Lloji i gjakut ndikon në erën e lëkurës tuaj. Mushkonjat e duan tipin e gjakut O, por nuk kanë oreks të madh për tipin A.

  1. Djersitja dhe bakteret

Mushkonjat mund të nuhasin djersën e njeriut dhe kjo është shumë tërheqëse për to. Vlen të përmendet se vetë djersa është pa erë në gjendjen e saj natyrore; bakteret në lëkurën e njeriut janë ato që i japin aromën djersës.

Ato dinë të dallojnë disa lloje të baktereve, kështu duke e bërë të lehtë për to, të gjejnë njerëz për t’u ushqyer. /Insajderi.com