Cila është e vërteta mbi vrasjen e Aleksandrit të Madh?

Cila është e vërteta mbi vrasjen e Aleksandrit të Madh?

Nga James Romm

Në 10 qershor të vitit 323 p.e.s. rreth orës 5 të pasdites, vdiq në moshën 32-vjeçare në Babiloni Aleksandri i Madh, njeriu që krijoi një perandori gjigante që shtrihej nga Shqipëria e sotme deri në Pakistanin Lindor. Pyetja se çfarë ose kush e vrau mbretin e Maqedonisë, nuk ka marrë asnjëherë një përgjigje të saktë.

Historianët e lashtë nuk arritën dot asnjë konsensus mbi shkakun e vdekjes së Aleksandrit, edhe pse shumë ia atribuojnë atë sëmundjes. Në vitin 1996 Eugjen Borza, një dijetar i specializuar mbi Maqedoninë e Lashtë, mori pjesë në një bord mjekësor hetimi në Universitetin e Merilendit, që mbërriti në një diagnozë:sëmundja e tifos, të cilën Borza e ka mbrojtur vazhdimisht. Hipoteteza të tjera si malaria, lija dhe leukemia, alkoolizmi apo infeksioni në mushkri dhe pikëllimi për shkak të vdekjes pak muaj më herët të mikut të tij të ngushtë Hefestit, shpesh shihen si faktorë të komplikuar. Por disa historianë janë të gatshëm për të identifikuar një sëmundje të caktuar, apo edhe të zgjedhin mes sëmundjes ose vrasjes./bota.al/

Lexojeni të plotë këtu