Cikalleshi rikthehet me gol pas dëmtimit [video]

Cikalleshi rikthehet me gol pas dëmtimit [video]

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Sokol Çikalleshi ka gjetur golin e tij të parë me fanellën e skuadrës së Akhisar Beledijesporit.

Ai u rikthye si titullar në ndeshjen e sotme në shtëpi ndaj Trabzonsporit, e vlefshme për javën e 24-t të Super Ligës turke, pas dëmtimit që pësoi para 2 javësh në ndeshjen e Kupës së Turqisë ndaj Bashakshehirit.

Çikalleshi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 11 me një goditje me kokë, ndërkohë që pjesa e parë përfundoi para pak minutash me avantazhin minimal të Akhisarit.

[arve url=”https://vid.me/e/sHmR?stats=1″/]