“Cigarja vret më shumë se Obama”

“Cigarja vret më shumë se Obama”

Në kryeqytetin rus janë shpalosur fjalë ofenduese për presidentin amerikan Barack Obama. Në një reklamë në qytet shkruhet se “cigarja vret më shumë njerëz se Obama” ka marrë përmasa masive, duke u bërë një nga aksionet e fundit që e paraqesin presidentin amerikan si vrasës.

Dmitry Gudkov, nga opozita liberale ruse, postoj një fotografi të madhe të posterit, e cila ishte e vendosur në një kornizë në një stacion autobusi të Moskës.

“Cigarja vret më shumë njerëz se Obama, edhe pse ai vret vërtet shumë njerëz”, lexohej në poster, ku ilustrohej presidenti Obama derisa pinte cigare. Në poster po ashtu shkruhej: “Mos pi duhan, mos u bëj si Obama”.

Gudkov shkroi se kjo që po paraqitej në rrugët e Moskës “është e neveritshme dhe e mërzitshme”. Postimi i tij në Facebook mori rreth 2 mijë pëlqime, dhe qindra komente, negative dhe pozitive.

Kjo reklamë nuk ka përgjegjës apo autor, pasi askush nuk e ka marrë përgjegjësinë rreth shpjegimit të saj.