Çifti shqiptar kapet mat duke kontrabanduar kokainë

Çifti shqiptar kapet mat duke kontrabanduar kokainë

Një çift shqiptar janë arrestuar nga Guardia di Finanza në Mestre, ndërsa me vete kishin 400 gram kokainë, vlera e të cilës në tregun me pakicë është 40 mijë euro.

Të martuarit 47 dhe 39 vjeç, po udhëtonin nga Franca në drejtim të Italisë me një makinë me targa italiane, e drejtuar nga një tjetër shqiptar me disa precedentë penalë. Agjentët e policisë gjatë kontrollit, çifti u tradhtua nga nervozizmi.

Gruaja është përpjekur të hedhë një zarf, i cili më pas rezultoi se kishte 150 gram kokainë. pas një kontrolli më të imtësishëm, është zbuluar edhe 250 grama drogë në pjesën e timonit.

Sipas Ora, policia ka gjetur edhe 6.450 euro para të gatshme, që mendohet se kanë ardhur nga shitja e drogës, njofton Klan Kosova.

Çifti është burgosur në burgun “Santa Maria Maggiore” dhe “Giudecca” në rajonin e Venedikut.