Çifti nga Vjena grabitet në Shqipëria

Çifti nga Vjena grabitet në Shqipëria

Një çift turistësh nga Vjena janë grabitur nga dy persona ende të paidentifikuar në fshatin Fierzë, të bashkisë Fushë Arrëz.

Policia e Pukës bën me dije se janë njoftuar nga kolegët e tyre të komisariatit Tropojë se “në orën 08:30 të datës 19.08.2017, janë paraqitur dy shtetas të huaj E. T, 54 vjeçe dhe bashkëshorti K. T, 61 vjeç, banues në Vjenë, Austri, për të bërë kallëzim”.

Nga hetimet paraprake të kryera, ka rezultuar se në fshatin Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz, me datë 18.08.2017, rreth orës 23:30, këta shtetas kanë qenë duke pushuar në anë të rrugës automobilistike kur dy shtetas të paidentifikuar u kanë marrë me dhunë një sasi parash prej 700 euro dhe një telefon celular.

Menjëherë janë nisur forcat e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe grupi hetimor i Komisariatit të Policisë Pukë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia kanë ngritur pika të shumta kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Nga ana e policisë po punohet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes./Oranews.tv /