Çifti në Indi vritet për shkak të një borxhi prej disa centëve

Çifti në Indi vritet për shkak të një borxhi prej disa centëve

Një burrë e grua në Indi janë vrarë pas fjalosjes lidhur me një borxh prej vetëm 22 centëve.

Policia ka thënë se çifti është vrarë të enjten, ndërsa ka njoftuar se burrit i është këputur koka.

Siç njofton BBC, ata i kanë kërkuar një njeriu që punon në një dyqanin e fshatit për më shumë kohë për të paguar për biskotat që kanë blerë nga ai.

Çifti planifikonte që të paguante borxhin në mbrëmjen kur janë vrarë meqë atë ditë planifikonin që të merrnin pagat. Dorasi është arrestuar.

“Derisa Mishra (pronari i dyqanit) vazhdonte të bërtiste duke kërkuar paratë, çifti ka filluar të largohet drejt fushave.  Pastaj Mishra ka shkuar në shtëpinë e tij aty afër, ka marrë një sëpatë,” tregon ngjarjen gazeta indiane Indian Express.

Ngjarja ka nxitur protesta tek fshatarët të cilët edhe kanë bllokuar rrugën./Insajderi.com