CIA tregon sa banorë më shumë do të ketë Kosova e sa më pak Serbia në vitin 2050

27.11.2017 16:55
CIA tregon sa banorë më shumë do të ketë Kosova e sa më pak Serbia në vitin 2050

Në Serbi, sipas parashikimeve, deri në vitin 2050 do të jetojnë 33,2 për qind më pak njerëz se sa tash.

Kjo do të thotë se do të zhduket një qytet i tërë me madhësi sa Beogradi, më shumë se dy milionë banorë, ndërsa, shprehur me numra të tjerë, Serbia do të ketë më pak se 5,5 milionë, transmeton Koha.net.

Po sipas këtyre parashikimeve, Kosova në atë vit do të ketë 17 për qind më shumë banorë.

Këto shifra i ka publikuar sot gazeta blic online e Beogradit duke u bazuar informata e CIA-s

Prapa Serbisë, me numër të vogël të popullatës janë vetëm edhe tri vende Letonia (35,8 për qind, Lituania (37,6) dhe Moldavia (44,1).

Zvogëlime të popullatës do të ketë edhe në Bullgari, 21,9 për qind, Hungari (12,6 , Greqia (10), B e H (8,2), Rumani (8,2), Mal të Zi (7,9), Kroaci (7,7) dhe Maqedonia (4,4).

Në atë vit edhe në Gjermani do të ketë 12,8 më pak banorë. Do të zvogëlohen po ashtu edhe Finlanda, Danimarka, Portugalia, Çekia, Polonia, Sllovenia…

“I vetmi vend në Ballkani që gjatë 30 vjetëve të ardhshëm do të ketë rritje të popullatës, është Kosova,e cila do të ketë 17 për qind më shumë banorë se sa që ka tani.

“Rekorder” në shtimin banorëve do të jetë Luksemburgu që do të ketë 48,3 për qind më shumë banorë se tani .

Në top listën e pesë vendeve që do të kenë më shumë banorë. janë edhe Irlanda, Islanda, Suedia dhe Norvegjia.

Numri i banorëve, sipas këtij projeksioni, do të rritet edhe në Spanjë, Zvicër, Belgjikë, Britani, Francë, Austri, Itali…