“CIA tentoi ta vriste me armë bërthamore Kim Jong-un”

“CIA tentoi ta vriste me armë bërthamore Kim Jong-un”

Koreja Veriore ka pohuar sot se Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së (CIA) kishte tentuar ta vriste liderin suprem, Kim Jong-un, në fillim të këtij viti.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë Veriore, KCNA, ka pohuar se CIA tentoi të përdorte armë bërthamore apo helm biologjik për ta shfarosur diktatorin Kim Jong-un, shkruan “Independent”.

“Tentimi për vrasjen e liderit suprem tregon se SHBA-ja është fajtori kryesor i terrorizmit”, ka shkruar KCNA.

Kjo agjenci e lajmeve, e cila shihet si krah propagandues i partisë udhëheqëse të vendit, ka shkruar tutje: “Në maj të këtij viti, një grup terroristësh të neveritshëm, që u futen në vendin tonë nën urdhrat e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) dhe Shërbimit Inteligjent kukull të SHBA-së dhe Koresë Jugore, me qëllim që të kryenin akte terroriste të sponsorizuar nga shteti kundër liderit tonë suprem duke përdorur substanca biologjike dhe kimike, u kapen dhe ekspozuan”.

“Kjo mbase shfaq natyrën e vërtetë të SHBA-së si fajtori kryesor prapa terrorizmit”, shkruan më tej KCNA.