CIA publikon fakte për papunësinë në botë – Kosova protagoniste për keq

CIA publikon fakte për papunësinë në botë – Kosova protagoniste për keq

Sipas Central Intellegence Agency (CIA), Kosova është vendi i dytë me normën më të lartë të papunësisë tek të rinjtë në botë, pas Bosnje dhe Hercegovinës.

Në fillim të këtij muaji, CIA publikoi ​​informacione rreth vendeve të botës, të njohura si Libri Botëror i Fakteve apo “The World Fact Book”.

Kësaj liste i prijnë katër shtete të Ballkanit, Bosnja dhe Hercegovina e listuar e para, Kosova e dyta, dhe më pas Greqia dhe Maqedonia.

Ky libër ka të bëjë me informacionin që i shërben përdorimit zyrtar të autoriteteve amerikane, që ofron një pasqyrë të qartë të demografisë, gjeografisë, komunikimit, organeve shtetërore, ekonomisë dhe strukturave ushtarake të vendeve të botës.

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara trajtuan veçanërisht problemin e papunësisë me fokus tek të rinjtë, dhe Kosova prin në top pesëshen e krye listës së 134 vendeve, dhe është e ranglistuar shumë më përpara se shtetet e tilla si Jemeni, Algjeria dhe Etiopia.

Sipas CIA-s, papunësia e të rinjve në Bosnje dhe Hercegovinës, arrin një 62.8 për qind.

Menjëherë pas Bosnje dhe Hercegovinës në vendin e dytë është vjen Kosova dhe pastaj Greqia me 55.3 për qind, Maqedonia me 53.9 (51.1 për qind), Guajana (46, 1 për qind), Kroacia (43.1 për qind) dhe Tunizia (42.3 për qind)./Insajderi.com